Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETMjekësia/ Kufizoni sheqerin dhe kripën në ushqimet e fëmijëve

Mjekësia/ Kufizoni sheqerin dhe kripën në ushqimet e fëmijëve

Pediatrët dhe stomatologët në Britani kanë kërkuar që qeveria të vendosë kufij kombëtarë të detyrueshëm për sasinë e kripës dhe sheqerit që përdoret në ushqimin e fëmijëve.

Ata kanë thënë se është një “turp kombëtar” që foshnjat përballen me një ‘zhytje ushqimore’ me disa produkte që përmbajnë më shumë sheqer sesa një pije freskuese me gaz.

Ata përmendë disa ushqime që përmbajnë deri në dy të tretat e sheqernave të rekomanduara ditore nga të rriturit, gjë që e vë në rrezik shëndetin e brezit të ardhshëm.

Thirrja për një veprim më të madh për shëndetin e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar u bënë jehonë edhe nga ish-kancelari konservator George Osborne dhe ish-kryeministri laburist Tony Blair.

Alarmi është ngritur pasi vitet e fundit është vënë re një rritje e rasteve me mbipeshë te fëmijët në Britani, ku shifrat thonë se, një në tre të rinj janë mbipeshë deri në kohën kur ata lënë shkollën fillore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME