Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIPentagoni, ja pse e ka formën pesë këndore

Pentagoni, ja pse e ka formën pesë këndore

Pentagoni, kompleksi në formë pesëkëndore i zyrave që u bë selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u inaugurua zyrtarisht më 15 shtator 1943.

Gjenerali Brehon B. Somervell ngarkoi ekipin e tij të projektimit të projektonte një ndërtesë që mund të strehonte 40,000 njerëz, përfshirë një parkim për 10,000 makina dhe të ngrihej jo më shumë se katër kate, në mënyrë që të mos bllokonte pamjen e Uashingtonit. Projekti i Pentagonit duhej të dorëzohej të hënën e ardhshme.

Vendi për të ndërtuar Pentagonin, ishte zgjedhur një copë tokë në perfieri të Uashingtonit, që kishte kufij nga të pesët anët. Projektuesit vendosën ta modelonin atë sipas asaj zone, edhe nëse më pas preferonin ta zhvendosnin diku tjetër, jashtë kufijve të kryeqytetit të SHBA, në Arlington County, Virxhinia.

Forma pesëkëndëshe kishte disa avantazhe. Duke lëvizur nëpër ndërtesë, distancat u bënë 30% deri në 50% më të shkurtra se sa do të ishin në një zonë drejtkëndore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME