Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËParalajmërimi/ Berisha: S’do njohim një proces zgjedhor bazuar mbi votën e vjedhur

Paralajmërimi/ Berisha: S’do njohim një proces zgjedhor bazuar mbi votën e vjedhur

Sali Berisha paralajmëroi sot se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj. Në një bashkëbisedime online me qytetarët, Berisha foli për manipulim të zgjedhjeve ndërsa tha se demokratët nuk do të njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

“Manipulimi i zgjedheve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet.Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratët nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion.” u shpreh Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME