Tre shqiptarë janë dënuar para pak ditësh nga një gjykatë franceze për trafikim droge. Arrestimi i tyre është kryer në nëntor, pas një hetimi disa mujor, pasi policia ishte duke ndjekur një nga anëtarët.
Sipas mediave franceze, shqiptarët janë kapur me 4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë në makinë, duke ardhur nga Rotendami. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik të shtëpitë e të dyshuarve u gjetën dhe sekuestruan sasi të ndryshme droge.