Roskovec – Familja Cjapi në Suk1 të Roskovecit jeton në kushte ekstreme. Të pa punë i paguajnë taksat shtetit, ky i fundit nuk kujtohet për ta. Lahen me kanaçe në shekullin e kibernetikës
Familja dy anëtarëshe e Shaip Cjapit në Suk1 të bashkisë Roskovec jeton në kushte të farfërisë ekstteme. E vetmja e ardhur e tyre janë 5 litra qumësht që marrin nga lopa , ku një pjesë e shesin dhe një pjesë e shesin për tu ushqyer.
Kur shkuam në banesën e Shaipit e cila ndodhet në fund të lagjes takuam bashkëshorten e tij Natashën pasi Shaipi kishte shkuar për të mbledhur dru. Ato i përdorin për zjarr për tu ngrohur, për të gatuar, për tu larë.
Çifti nuk ka fëmijë dhe kjo banesë ku jetojnë është e ndërtuar nga vet Shaipi afro 20 vjet më parë ku ende si la larë borxhet.
Natasha tregonë se jetojnë shumë keq,ujë nga pusi, energji elektrike kanë por banesa ka lagështirë dhe është pa tualet. Çdo gjë e bëjnë me zjarr, gatim, larje rrobash e dush me kanaçe.
Shaipi pasi ka mbledhur drutë i hedh përtokë e pasi na ka takuar na tregnë për problemet e tij. Ai është 65 vjec dhe e shoqa 62. Janë pa punë, pa pensione pa asnjë të ardhur ku nga njëra anë ata janë pagues të rregullt të të gjitha taksave shtetërore por nga ana tjetër shteti nuk ka bër gjë për ta
Si banorët e fshatit Suk1 ashtu dhe çifti i bashkëshortëve pohojnë se kanë bërë një kërkesë në bashkinë e Roskovecit për një ndihmë që ti bëjnë një çati banesës, një strehë si dhe një tualet
U munduam të kontaktonim me kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi por nuk ka qënë disponibël deri në kto momente.