Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMe shpejtësi tej normave, 40 mijë lekë gjobë 19 vjeçarit

Me shpejtësi tej normave, 40 mijë lekë gjobë 19 vjeçarit

Fier – Qarkulloi me shpejtësi tejet të lartë, në zonë të banuar, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë, drejtuesi i automjetit.

Menjëherë pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti që leviz me shpejtësi tej normave të lejuara, në një zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore të Fierit kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit A. A., 19 vjeç.

Për kundërvajtjen e kryer, konkretisht për shkelje të nenit 139, pika 3 të Kodit Rrugor, ndaj shtetasit A. A. u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME