Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized Stefanik: Verifikim edhe për McGonigal

 Stefanik: Verifikim edhe për McGonigal

Kryetarja e grupit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Elise Stefanik njoftoi se seanca e parë e komisionit të zgjedhur për të “çrrënjosur” sipas saj “armatimin politik brenda qeverisë federale kundër kundërshtarëve politikë” do të zhvillohet të enjten dhe do të vendosë bazat për seancat e ardhshme. Stefanik është nënkryetare e këtij komisioni.

Stefanik u zotua se komiteti i përzgjedhur, i kryesuar nga republikani Jim Jordan do të luftojë veçanërisht partishmërinë në organe si FBI, dhe CIA si dhe korrupsionin dhe abuzimin të rrënjosur sipas saj në të gjitha aspektet e qeverisë federale.

Stefanik përmendi edhe rastin e Charles McGonigal që është paditur nga Departamenti i Drejtësisë për pastrim parash dhe “dakordësi për të ofruar shërbime” për Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar.

“Shikoni FBI-në dhe DOJ-në si fillim. Ekziston një listë e gjatë abuzimesh dhe shënjestrimi të paligjshëm. Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së të Bob Mueller-it që në atë kohë ishte kreu i kundërzbulimit akuzohet për pranimin e qindra mijëra dollarëve nga Rusia. Ky komitet i përzgjedhur do të jetë një nga mjetet e shumta që kemi për të arritur tek e vërteta dhe për t’u siguruar që populli amerikan ta dijë të vërtetën”, – tha ajo.

Ky komision për të cilin flet Stefanik u ngrit pasi republikanët morën shumicën në dhomën e Përfaqësuesve. Lëvizja për të hetuar administratën Biden u pa si një përgjigje për komisionin që demokratët kanë ngritur për ish-presidentin Trump dhe ngjarjet e 6 janarit. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME