Friday, December 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Protesta e 3 marsit do jetë epike

Berisha: Protesta e 3 marsit do jetë epike

Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se duhet të përgatisin axhendën që më datë 3 mars t’i bashkohen protestës së opozitës.

Berisha tha se protetsa ka si objektiv vetëm kryeministrin Edi Rama dhe nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës për drejtimin e PD.

“Së fundmi, u bëj thirrje shqiptarëve të programojnë të gjithë axhendën me datën 3 mars, do të jenë në Tiranë në një protestë epike për nga përmasat.

Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën.

Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera.

Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim.

PD e ka vendimin e gjykatës. Gjykimi është për të pranuar palë Alibashën. Nuk ka gjykatë, pse e bëri Blerina Muçi nën ndikimin e Edi Ramës dhe Yuri Kim, të tjerë nuk mund ta bëjnë një akt të tillë sepse përmbyset sistemi i drejtësisë nëse shpall palë atë që nuk ka qenë palë, ti hap rrugën e rrëzimit të çdo vendimi gjyqësor me urdhra politikë.

Objektivi ynë është Edi Rama, ky është një armik i egër që po bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, pasi ka kryer vepra të tmerrshme, akte të pabesisë ekstreme ndaj SHBA, NATO-s, sigurisë së tyre, por edhe akte antikushtetuese ndaj demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME