Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIMasakra qeveritare me menaxhimin e krizës energjetike

Masakra qeveritare me menaxhimin e krizës energjetike

Nga Ola Xama Kontrolli i Lartë i Shtetit vërtetoi se shqetësimet e ngritura nga mediat, gazetarët dhe ekspertët për menaxhimin e situatës së krizës energjetike nuk ishin të pabaza.

Gjetja e parë ka të bëjë me mënyrën e shfrytëzimit të Kaskadës së Drinit. Sipas rregullores së Menaxhimit të Plotave dhe kontratës mes KESH dhe FSHU, sasia e energjisë që  Korporata Elektronergjitike ka shitur për OSHEE gjatë muajve maj-gusht 2021 është më e lartë se në marrëveshje duke zbritur dhe përtej minimumit të lejuar të rezervës hidrike në Kaskadë. Rezerva hidrike u ul me 3.2 herë nga muaji qershor në tetor të vitit 2021. (Nga 1.422 GWh në 444 GWh).

Kjo situatë solli më pas një efekt të madh në buxhetin e shtetit dhe të Korporatës Elektronergjitike. Qeveria injektoi për KESH 340 milion euro dhe pavarësisht këtyre parave Korporata llogarit një humbje financiare për vitin 2022 në nivelin e 225 milion eurove.

Sikur të mos mjaftonte keqmenaxhimi i Kaskadës në nisje të krizës energjitike në tetor 2021 KESH vazhdonte të zbatonte një kontratë për shkëmbim energjie me kompaninë Noa Energy. I jepte energji ditën që çmimi ishte më i lartë dhe e merrte natën kur çmimi ishte më i lirë. Sipas llogaritjeve të KLSH-së, nga kjo manovër Noa Energy ka fituar 5.1 milion euro.

Por përpos fitimeve të shumta nga ky operacion, kur pa që çmimet e energjisë në bursa u rritën, Noa i merr KESH-it dhe një sasi prej 20 mijë MWh të cilat nuk ia kthen. Në vitin 2022 Noa kthen njëherë në muajin prill një sasi 2400 MWh dhe në prill 30 mega të tjera. Sipas KLSH sasia e parave të mbetura borxh pranë KESH është 9.3 milion euro.

Kostot e krizës së energjisë do të vazhdojmë t’i paguajmë edhe më të larta për shkak të dy anijeve që janë kontraktuar në Vlorë. Sipas KLSH-së, energjia që do të prodhohet nga anijet ka një kosto prej 269 euro/MWh, ndërsa çmimi që sot tregtohet në bursa është 160 euro/MWh, pra nuk ia vlen t’i përdorësh. Megjithatë për anijet do të paguajmë 87 mijë euro në ditë për qira edhe po nuk u ndezën ose 63 milion euro për gjithë periudhën dy-vjecare.

Zgjidhjet e krizave me sa duket po çojnë para vetëm në xhepat e privatëve dhe në kohën kur kriza na ka kushtuar 660 milion euro importe, skenari i vetëm për të dalë prej saj ka qenë ai i rritjes së çmimit.

Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME