Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËNGA DARKA 10 MIJË DOLLARËSHE, DREJT PILAFIT TË BURGUT

NGA DARKA 10 MIJË DOLLARËSHE, DREJT PILAFIT TË BURGUT

Nga Basir Çollaku

Darka e fundit, darka e gabuar, darka e të marrëve, e shumë lloj gjetjesh të tjera mund të jetë darka 10 mijë dollarëshe në USA, e Edi Ramës dhe McGonigal. Kjo mund të jetë një tjetër dëshmi e provë, e veprimeve të Ramës për tu dëshmuar para drejtësisë amerikane. Alisson Guerriero, ish- e dashura e Charles McGonigal, agjentit, ish-drejtor i kundërzbulimit të FBI në Nju York, ka vazhduar rrëfimin e saj për rrjetin amerikan, One America News, ku ka treguar detaje të përfshirjes së kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera denoncuesja përmend se “Mendoja se fillonte dhe mbaronte me Shqipërinë. Nuk e dija se ishin të përfshirë edhe pjesa tjetër e Ballkanit, nuk e dija që mund të ishin përfshirë edhe rusët”. Dëshmuesja ofron një ndër rrëfimet e Charles McGonigal “.. Charles më tha, ndonëse nuk di a mund ti besoj më ato që më thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George dhe se darka kushtoi 10 mijë dollarë”.

Natyrisht ka lokale me shtrenjtësi të paprekshme, ku një shishe verë mund të kushtojë mijëra dollarë, apo një biftek mijëra euro, siç konsumuan ministrat shqiptarë te Nusreti kohë më parë. Apo nëse pjatat kanë shërbyer edhe bardhësinë hundore si ushqim i preferuar i njërit prej darkuesve. Luksi dhe shfrenimi, nëpër dreka, darka, apo mëngjese të tilla mes të akuzuarve të dosjes së Departamentit të Drejtësisë amerikane, janë tregues të parrëfyer ende plotësisht, të cilat janë konsumuar për të tjera ndere e paligjshmëri.

Zhdukja e Edi Ramës, izolim, i tij, shtimi i dhunës në Kuvend e në çdo institucion, janë shenjat e panikut të përballjes. Parlamenti e lexon rregulloren sipas stomakut të Ramës, Prokuroria dhe Gjykata lexojnë Kodet përkatëse, sipas dhimbjes së kokës së Ramës, biznes-oligarkët e lexojnë tregun dhe çmimet sipas portofolit të shefit të tyre të qeverisë. Diplomatët, recitojnë qëndrimet, shumica e tyre, sipas humorit të Edi Ramës. Mediat thuajse të gjitha, këndojnë lajmet anemike sipas sms-ve të Ramës nëpërmjet Fugës.

Këto autokraci prodhon darka 10 mijë dollarëshe e Edi Ramës, ku hedh pafundësi dollarësh për të asgjësuar opozitën, mendimin ndryshe, kundërshtarët e çdo lloji, drejtësinë, ligjet, duke e bërë vendin një pabanueshmëri ekstreme. Dëshmitë e reja të botuara nga mediet amerikanë flasin për një skandal jo vetëm shqiptar, e ballkanik, por edhe evropian. Blerjet dhe gjobat e grupit me agjentë sigurimi, spiunë rusë, kinezë, amerikanë, Neza, Duçka, Deripaska, McGonigal, Rosini, ku bën pjesë kryeministri Rama, janë një hartë në rritje emrash, personash, shumash marramendëse parash.

Darka nuk është asgjë duke parë brendinë e dosjes, e qindra milionë euro të shpërndarë nëpër biznese, ku përfitues, janë aktorët e dosjes. Kjo organizatë kishte projektuar të kafshonte në çdo vakt ngrënieje, pjesë pasurie të Shqipërisë. Dhe për këtë i duhej një Ceo në krye të punëve të mbrapshta. Ashtu siç është Rama në të vërtetë. I kapur, i inkriminuar, i lidhur me bandat dhe Mafian, lehtësisht i shantazhueshëm nga këta lloj ortakësh.

Por menjëherë fiket nëse e përball me qelinë, siç rasti i ka ardhur. Do i duhet të harrojë darkat 10 mijë dollarëshe dhe të mendojë për çajin, djathin, groshët, sallatërat, pilafin e qoftet e burgut. Do i duhet të mendojë për shumë racione të tilla. Sepse ka ortakërinë e qeverisë e bashkive në listë pritjeje. Për të zgjatur agoninë e ka kthyer Kuvendin në një stallë derrash. Jo se po përdor si fyerje këtë emërtesë blegtorale, por transformimi i sallës së ligjbërësve, e ligjvënësve është më shumë se dramatik. Dalldia mendore e Edi Ramës ka bërë komikë deri në ekstrem vartësit e tij partiakë, të cilët janë kartona që ulen dhe ngrihen, veprime të palidhura me kokën e tyre…/ Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME