Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i ka dhënë përgjigje deklaratës së një jave më parë të kryeministrit Edi Rama ndaj tij.
“Kur unë kam filluar luftën për reformën në Drejtësi e besoja atë gjë dhe e kam ditur shumë mirë që do të thotë të hapësh rrugën që drejtësia të ketë në dorë armë dhe të godasë majtas dhe djathtas. e kam ditur e kam thënë dhe i qëndroj asaj. Kur numërohen këto raste mua nuk më vjen mirë se në aspektin njerëzor unë me këtë njerëz kam pasur marrëdhënie. Por kjo është gjëja që kam kërkuar.
Kush shkel aty ku nuk duhet përgjigjet, kjo është gjëja që kam kërkuar unë. Kam thënë gjithmonë se jemi një skuadër, kush gabon se i merr koka erë do i dali për zot vetë pastaj. Ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë të gjatë. Nëse këto që dalin nëse janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”, – tha Rama.
“Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare. Megjithatë më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin.
E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi është krijuar, ia kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje.Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt” – tha Ahmetaj në “Opinion”.