Rrjeti më i madh i kafesë në botë Starbucks po lançon një linjë të re me vaj ulliri në Itali. Linja e re e kafeve do të nisë në të gjitha dyqanet Starbucks në Itali duke filluar nga 22 shkurti.
Quhet Oleato dhe fillon nga një koncentrat kafeje dhe vaji, pas së cilës merr formë në disa variacione, të nxehtë dhe të ftohtë, falë qumështit të tërshërës.
Shefi ekzekutiv Howard Schultz thotë se prapa saj ekziston dëshira për të sjellë përfitimet shëndetësore të vajit të ullirit ekstra të virgjër në të gjithë botën përmes kafeve të tyre.
Aroma e vajit të ullirit i jep një shije të kadifejtë si gjalpi dhe e përmirëson kafenë”, thotë ai.
Starbucks është ndër bizneset kryesore amerikane që janë përballur me pengesa teksa janë përpjekur të zgjerohen në tregun italian të ushqimit dhe pijeve.
Italia është e famshme për kafenetë e saj të pavarura dhe shpesh të drejtuara nga familja. Starbucks aktualisht ka rreth 20 dyqane në vend.
Firma planifikon të sjellë përzgjedhjen e pijeve të nxehta dhe të ftohta në dyqanet në Kaliforninë Jugore në SHBA këtë pranverë.
Mbretëria e Bashkuar, Lindja e Mesme dhe Japonia do të ndjekin më vonë këtë vit.