Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËArben Ahmetaj: E vërteta e hoteleve të paguara nga Zoto

Arben Ahmetaj: E vërteta e hoteleve të paguara nga Zoto

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka thyer heshtjen për ccështjen e inceneratorëve. Në një intervistë në emisionin “Opinion” ai ka mohuar ccdo akuzë që i bëhet.

“Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare nga prokuroria? Ka një dosje 277/1 që janë veprimet e ministrive. Ka të bëjë më procedurën kur unë isha ministër. Në procedurën e inceneratorëve unë kam zero përfshirje. Sot unë kam zero përfshirje.

Tek inceneratori i Elbasanit kam zero përfshirje në procedurë. Unë nuk kam asnjë firmë për asnjë nga inceneratrët. Të dyja veprat publike, Elbasanit dhe Fierit janë të rëndësishme.

Letra 14 prill 2014 që i kthen përgjigje ministrisë së mjedisit? Është nul. Nuk krijoi asnjë vendim qeverie. Nuk ishte pjesë e procedurës. Kjo do të thotë që nuk kam qenë pjesë e procedurës për asnjë nga inceneratorët.

Mirel Mërtiri? Ai nuk është fare tek inceneratorët. E kërkon SPAK? Mund ta kërkojë. Unë nuk kam lidhje” – tha Ahmetaj.

Pagesat e Klodian Zotos nëpër hotele?

“Një spekulim i pastër. Këto janë spekulime. Nuk janë të vërteta. Nuk kam fjetur unë. Nuk kam udhëtuar me Zoton. Nuk ma ka dhënë Zoto kartën” – tha Ahmetaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME