Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSherri/ Plagosen 10 policë, shoqërohen 60 tifozë të Romës e Fejnord

Sherri/ Plagosen 10 policë, shoqërohen 60 tifozë të Romës e Fejnord

Qendra e Tiranës ka parë disa orë terrori për shkak të huliganëve holandezë dhe italianë, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Huliganët janë përplasur fillimisht me njeri – tjetrin dhe më pas me policinë e Tiranës.

Policia  njoftoi se një grup tifozësh të Romës kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës së Feynoord.

Shërbimet e Policisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së Policisë së Tiranës ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italianë dhe 12 shtetas holandezë dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME