Teksa na ndajnë pak minuta nga nisja e protestës së opozitës përpara kryeministrisë, përpara selisë blu janë mbledhur protestues. Tubuesit janë mbledhur në oborrin e selisë me pankarta dhe flamuj. Ndërkohë paralelisht me protestën që pritet të nisë, po mbahet seanca në gjykatën e Apelit, ku pritet të merret vendimi për vulën e PD-së.
Seanca në Apel nisi në orën 11:00. Grupi i Alibeajt përfaqësohet në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi. Ndërkokë kryedemokrati Berisha dhe grupi i tij përfaqësohen nga Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia. Në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.