Pavlin Bozo 60-vjeç nga Lushnja punonte në barin e një prej vagonave të trenit që u përplas në Greqi
Pavlin Bozo, personi që shihni në foton e mëposhtme është një ndër shqiptarët që kanë humbur jetën në Greqi pas përplasjes së dy trenave në Larisa.
60-vjeçari me origjinë nga Lushnja punonte në barin e një prej vagonave në trenin e pasagjerëve që u përfshi në aksident. Edhe natën që ndodhi ngjarja e rëndë, ai ka qenë në krye të detyrës duke iu shërbyer pasagjerëve.
Në lidhje me vdekjen e tij tragjike kanë reaguar edhe miq e të afërm të tij, të cilët e cilësojnë Bozon si një lushnjar të mirë.
Rikujtojmë se deri më tani 57 viktima kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave në Tempi, mbrëmjen e së martës. Nga informacione jo zyrtare, deri më tani raportohet se 5 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën nga ky aksident tragjik.