“E mbyllim këtu, ta harrojmë”. Me këtë thirrje, Enkeljd Alibeaj shtriu dorën e pajtimit brenda Partisë Demokratike për të arritur atë që ai e cilësoi si “të vetmen mënyrë për të rrëzuar qeverinë”.
Gjatë një takimi me strukturat e PD-së në degën 12 në Tiranë, Alibeaj u shpreh i gatshëm të fusë në listat e grupit që ai drejton po përgatit për zgjedhjet e 14 majit edhe kandidatët e dalë nga primaret e “Rithemelimit”.
Ditën e djeshme, pas mbledhjes së Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve, ishte rënë dakord ngritja e një grupi prej 3 deputetësh, Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha, të cilët u mandatuan për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike.