Në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” theksova nevojën për një strategji efikase për parandalimin e fenomenit, mbrojtjen e viktimave, si dhe në dënimin e autorëve të përfshirë në trafikimin njerëzor.
Duhet të jenë prioritet dhe t’i kushtojmë vëmendjen më të madhe, situatës ekonomike, luftës kundër varfërisë dhe pabarazisë, rritjes së nivelit të jetesës, përkujdesjes sociale, krijimit të mundësive për punësim, edukim dhe zhvillim të rinisë, për një të ardhme të sigurt në vendet e tyre.
Një ekonomi më e mirë, më e qëndrueshme, më përfshirëse, punësim i mirë-paguar, standarde më të mira jetese, sundimi i shtetit të së drejtës, jo vetëm që do ta përmirësonin jetën e qytetarëve tanë, por edhe do të ndikonte ndjeshëm në uljen e trafiqeve të çdo lloji dhe sidomos të shfrytëzimit të fëmijëve, të vajzave dhe të grave.