Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTLuiza Gega shkëlqen në Francë, rekord kombëtar në 5 km rrugë

Luiza Gega shkëlqen në Francë, rekord kombëtar në 5 km rrugë

Luiza Gega ka shënuar një tjetër rezultat të madh, duke vijuar serinë e paraqitjeve të shkëlqyera. Kampionia kuqezi ka vendosur sot një rekord të ri kombëtar në garën 5 km rrugë. Gega fiksoi kohën 15:16 në eventin prestigjioz “Semi Marathon” që u mbajt në Lillë të Francës.

Një përmirësim i jashtëzakonshëm me 23 sekonda i rekordit të mëparshëm (15:39). Për vetëm 2 sekonda, Luiza do të kishte mundur që të thyente gjithashtu edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie. Me kohën 15:16 Gega u klasifikua në vend të shtatë në Lilë, por vlen për tu theksuar se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistet evropiane në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.

Vendi i parë në Lilë i takoi kenianes Caroline Nayaga me rezultatin 14:35, ndërsa podiumi i plotësua nga etiopiania Mekedis Abebe dhe keniania tjetër Doris Lengole Cherop. Kështu Luiza e nis sezonin në mënyrë shumë të mirë, duke stampuar rekordin e radhës, por mbi të gjitha duke vazhduar trendin disavjeçar të rezultateve në rritje.

Kujtojmë se plot 12 rekorde kombëtare mbajnë firmën e Luiza Gegës në disiplina të ndryshme të atletikës, duke nisur nga distancat e mesme deri te të gjatat (800m, 1500m, 2000m/p, 3000m, 3000m/p, 5000m, 10000m, gjysmë maratonë, maratonë, 800m “indoor”, 1500m “indoor”, 3000m “indoor”).

Luiza Gega mban gjithashtu rekordin e Kampionatit Europian në 3000 metra me pengesa, ashtu sikurse rekordin e Lojërave Mesdhetare në të njëjtën disiplinë, pa harruar edhe rekordin e Kampionatit Ballkanik në 3000 metra “indoor”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME