Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT“El Clasico”/ Barcelona fiton dhe shkon +12 pikë nga Reali (vidio)

“El Clasico”/ Barcelona fiton dhe shkon +12 pikë nga Reali (vidio)

Në “El Clasico”-n numër 253 në histori triumfon Barcelona. “Blaugranat” fiton 2-1 në “Camp Nou” përballë rivalit historik, duke hipotekuar titullin kampion, pasi diferenca me “Los Blancos” shkon 12 pikë.

Fati nuk do ishte me katalanasit në minutën e nëntë pasi Araujo do realizonte autogol. Ekipi i Xavit do të gjente golin e barazimit me Sergi Roberto.

Pjesa e dytë do ishte emocionuese dhe me mundësi shënimi. Los Blancos gëzojnë pas golit të Asensios në minutën e 81-të, por VAR e anulon për Offside.

Atëherë kur nuk pritej, në fund, Barcelona merr 3 pikët falë golit të Kessie.

BARCELONA-REAL MADRID 2-1

9’ 0-1 Reali gjen shumë shpejt golin e avantazhit. Pas një aksioni të Vinicius Junior nga krahu i majtë, ky i fundit tenton të krosojë, por Araujo e ndihmon duke e dërguar topin në kuadratin e portës së tij.

45’ 1-1 Pas një aksioni të gjatë, ku disa lojtarë tentuan të godisnin, Sergi Roberto është në kohën dhe në vendin e duhur për ta dërguar topin në cepin e portës. Asnjë shans reagimi për Courtois.

92’ 2-1 Barcelona ka arritur që të gjejë golin e avantazhit në kohën shtesë. Lewandowski jep një pasim magjik për Balde, i cili shërbeu asist në zonë për Kessie. Ky i fundi bën gjithçka mirë brenda zonës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME