“The Pressure Game”. Kështu quhet dokumentari që po krijon Kombëtarja e Zvicrës dhe që pritet të ketë një shikueshmëri të jashtëzakonshme. Natyrisht në të nuk mungon lojtari me origjinë shqiptare, Granit Xhaka i cili shihet teksa e thotë me krenari se vjen nga Kosova.
“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është nga Kosova. Mediat? Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative.
Serbia? I kam vendosur vetes qëllim që të qëndroj pozitiv në fushë. Nëse mendoj se gjërat mund të shkojnë keq kam vendosur të shmangem.
Nuk është e lehtë të luash në këtë nivel për dhjetë vjet. Por dikush duhet ta bënte këtë i pari …”, tha Xhaka në fund të dokumentarit.