Nga Petrit Vasili – Plot 19 vjet kane rilindasit, qe kane ne duart e tyre shkaterrimtare Bashkine e Tiranes.
E shkaterroi Edi Rama per 11 vjet nga viti 2000 deri ne 2011 dhe 8 vjet Veliaj nga 2015 deri ne 2023.
Nuk fshihen dot më keta shkaterrimtare, qe per 19 vjet e kafshuan Tiranen si munden dhe ku munden.
Per 19 vjet i shkulen zemren qytetit, i shkallmuan trashegimine historike e kulturore, i perpine gjelberimin dhe e kthyen ne qytetin me te varfer te Shqiperise nga ana kulturore.
Per 19 vjet i helmuan cdo damar qytetit me beton dhe e bene nje qytet toksik per cdo moshe, por per femijet dhe te moshuarit e kthyen ne nje helm te vertete.
Per 19 vjet me te zymtat dhe me te zezat e ketij qyteti e shnderruan ate nje qytet te ndotur e helmues, armiqsor e pa sherbime, me trafik dhe shume kaos.
Per 19 vjet e lane pa sherbim urban duke e katandisur shume me keq se edhe ne kohe te diktatures.
Per 19 vjet nuk ndertuan asgje per qytetaret pervecse shiten token e Tiranes mafias dhe pastrimit te parase dhe mbushen xhepat.
Per 19 vjet i derrmuan ekonomikisht qytetaret me taksa, qe vetem i rriten pa u dhene asnje sherbim per tu permirsuar jeten atyre.
Per 19 vjet e shnderruan Tiranen ne qytetin qe ka treguesit me mizerabel ne cdo pikpamje qofte nga ndotja, çmimet e banesave e qirave, sherbimin e dobet shendetsor,trafikun shkaterrimtar, zero sherbime per te moshuarit, me taksa shume te larta ne raport me te ardhurat etj etj.
Makthi 19 vjecar duhet te marre fund nje here e mire per te mos u kthyer me kurre.
Vjedhja 19 vjecare e jetes se qytetareve te Tiranes nga rilindja duhet te goditet pa meshire me vote ne 14 maj.
Tabloja makabre dhe vepra e urryer 19 vjecare e Rames dhe Veliajt duhet te ndeshkohet shume fort sepse eshte nje tablo e tmerrshme qe e shohim çdo dite.
Ndeshkimi i fajit 19 vjecar Rama -Veliaj eshte detyrim dhe pergjegjesi ndaj vetes, ndaj femijeve tane, ndane njeri tjetrit per sot e per mot.
Dita ka ardhur te kemi serish qytetin tone Tiranen tone pas pushtimit shume te gjate dhe te lig 19 vjeçar.