Ditën e nesërme do të kremtohen Pashkët Ortodokse. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në 24 orët e fundit raportohet se ka patur fluks automjetesh. Sipas të dhënave kanë hyrë afro 6102 shtetas kryesisht shtetas shqiptarë janë kthyer për të festuar Pashkët ortodokse.
Mësohet se për të shmangur trafikun po punohet me 6 sportele nga pala jonë. Ndërkaq, pala greke po punon me 2 sportele.