Fier – Aksi rrugor që lidh autostradën Mbrostar – Levan me Parkun Arkiologjik të Apolonisë ndan në mes tokat bujqësore të banorëve të zonës, por mungojnë nën e mbikalimet
Fermerët e zonës së Pojanit që kanë tokat bujqësore pranë Parkut Arkiologjik të Apolonisë tashmë pas ndërtimit të rrugçs që lidh këtë park me segmentin e autostradës Mbrostar – Levan duhet të bëjnë dyfishin e rrugës për të shkuar nga tokat e tyre për ti punuar dhe për të vjelë prodhimet pasi në këtë aks autostrade nuk janë parashikuar ndërtimi i nën e mbikalimeve.
Ata thonë se u duhet të bëjnë dyfishin e rrugës ti bien nga Shtyllasi afro 25 km më shumë që të shkojnë të kryejnë punët nga tokat e tyre
Nuk kanë qënë të pakta rastet në akse të tjera të autostradave që nga mungesa e nën e mbikalimeve për të shkuar fermerët në tokat e tyre shumë herë janë kthyer dhe në burime aksidentesh
Nga ana tjetër banorët pohojnë se një pjesë të tokave të tyre i mori shteti që ndërtoi bypassin por edhe pse kanë fiturn edhe gjyqet akoma nuk i kanë marr dëmshpërblimet