Komisioni i Rithemelimit ka miratuar listën nga e cila do të përzgjidhen anëtarët e Kryesisë së PD-së. Nga 46 kandidatët do të votohen 20 anëtarë.
Kreu i selisë blu, Sali Berisha, ka deklaruar para mediave se lista e emrave të kandidatëve për Kryesinë e PD që do të votohen nesër, është një listë e shkëlqyer.
Berisha tha se në listë janë përfshirë persona me kontribute të larta, duke përmendur Jozefina Topallin dhe Arben Imamin mes tyre, për të cilët tha se është bërë një padrejtësi në të shkuarën, duke e quajtur “qëndrim brutal”.
I pyetur se perse është përfshirë në listë deputetja Ina Zhupa, Berisha tha se ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Kuvend dhe se ka ngritur çështje të rëndësishme
“Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve”, – tha më tej.
Kandidatet per kryesine e PD-së