Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMe pistoletë në brez, arrestohet Ramazan Rraja (vidio)

Me pistoletë në brez, arrestohet Ramazan Rraja (vidio)

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga arrestimi i Ramazan Rrajës nipi i deputetit të PS, Rrahman Rrajës.

Policia bën me dije seRamazan Rrahja është kapur në një lokal në Fushë Krujë, dhe se që nga momenti që ishte shpallur në kërkim, ai nuk është larguar nga vendi por fshihej mes Durrësit, Tiranës dhe Lezhës.

Blutë njoftojnë se strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit dispononin informacion se Rrahja fshihej në zonën e Krujës.

Në momentin e arrestimit Rraja kishte pistoletë në brez, me fishek në fole, gati për qitje.

Njoftimi i policisë: 

Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në janar të këtij viti.

Kapet në një lokal në zonën e Fushë Krujës, me pistoletë në brez, me fishek në fole, gati për qitje, shtetasi R. Rr.

30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës – Lezhë – Tiranë”.

Në momentin e kapjes, mbrëmjen e sotme, 30-vjeçari R. Rr. shoqërohej me një shtetas tjetër, në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimit penal për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit A. N., si dhe në zbatim të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga SPAK, pas caktimit nga Gjykata, të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin R. Rr., kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar në janar të vitit 2023, nga Policia e Shtetit, për kapjen e 30-vjeçarit, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit dispononin informacion se shtetasi R. Rr. aktualisht fshihej në zonën e Krujës.

Bazuar në këto informacione, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, u kap në një lokal në zonën e Fushë Krujës dhe u vu në pranga shtetasi i shumëkërkuar R. Rr., 30 vjeç.

Në vijim të këtij operacioni është kapur dhe vënë në pranga edhe shtetasi L. K. alias E. Ll., 39 vjeç, i cili shoqërohej me shtetasin R. Rr. dhe që ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim. 39-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar./Gazeta Express

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME