Kreu i PL Ilir Meta ka uruar me anë të një statusi në llogarinë e tij në facebook antarësimin e saj në KE.
Përparim historik për Kosovën, që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka votuar me 2/3 pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësi.
Në hapin tjetër, le të angazhohemi të gjithë në mbështetje të Kosovës dhe institucioneve të saj, pa dallim partiak, që ky aplikim të kalojë me sukses edhe në Asamblenë Parlamentare të KiE.
I pandalshëm do të jetë integrimi dhe anëtarësimi i Kosovës në institucionet më të rëndësishme politike Evropiane dhe botërore.