Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beograd të Serbisë ku një nxënës 14 vjeç ka vrarë me armë zjarri drejt shkollës fillore, “Vladislav Ribnikar”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 ku nxënësi i klasës së shtatë ka vrarë rojën e shkollës dhe 8 nxnës që ndodheshin në korridor.
Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.
I mituri nuk ishte i vetëm kur kreu masakrën, ai ka qenë së bashku me 6 të tjerë të cilët kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike.
Mediat serbe raportojnë se i mituri që kreu masakrën është student shembullor dhe prindërit e tij janë pjesë e “bluzave të bardha”.