Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKodheli në Çerven: Pas 14 majit nuk do të ketë përmbytje, nxënësit...

Kodheli në Çerven: Pas 14 majit nuk do të ketë përmbytje, nxënësit e shkollave, pensionistët do kenë autobuze falas (vidio)

FierKandidati i opozitës Evdar Kodheli, vijon turin e takimeve elektorale në të gjitha njësitë administrative të bashkisë  Fier.

Në takimin e radhës ai ēshtë ndalur nē Cerven nga ku ka prezantuar programin elektoral 2023-2027.
Banorët shprehën indinjatën për mungesën e vëmëndjes nga pushteti vendor i cili i ka lënë pa rrugë, pa qëndër shëndetësore dhe pa dëmshpërblim të përmbytjeve gjatē viteve 2015-2018.

Transporti falas për nxënësit e shkollave, pensionistët dhe shtresat në nevojë, si dhe mirëmenaxhimi i fondit prej 8% i buxhetit vjetor të bashkisë për emergjencat civile kanë qënë dy prioritetet kryesore të kandidatit Kodheli të prezantuara para banorëve.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij drejtuesi politik i qarkut Luan Baci ka fajësuar qeverisjen lokale për braktisjen e zonave rurale teksa ka theksuar se Armando Subashi ka qënë kryebashkiaku i vetëm një grushti njerëzish.

Kodheli në fjalën e tij shtoi se nën drejtimin e bashkisë  , të gjitha njësitë administrative dhe lagjet e qytetit do të kenē tē njējtën vëmēndje me premtimin se do të jetë në shërbim të cdo qytetari pa asnje dallin dhe se  investimet selektive do të jenë pjesë e së shkuarës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME