Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHarta e re e gjyqsorit fut në kolaps prokurorinë dhe gjykatën e...

Harta e re e gjyqsorit fut në kolaps prokurorinë dhe gjykatën e Fierit, flasin avokatët. (vidio)

Zbatimi i hartës së re të gjyqsorit sjell kolaps në gjykatën e Fierit, shkak mungesa e personelit në prokurori e gjykatë. Flasin avokatët Hamataj dhe Goxhaj

Nisja e zbatimit e hartës së re të gjyqësorit ka sjell dhe kolaps në instirucionet e prokurorisë dhe të gjykatës në Fier pasi edhe pse k’tyre institucioneve u janë bashkangjitur personeli i homologëve të Lushnjes përsëri ka vakanca të theksuara për shkak dhe të transferimit të dosjeve të pa hetuara e gjykuara duke i shtuar edhe ato të shorteve elektronike.

Sipas kreut të Dhomës Avokatisë Fier Ermal Hamataj, por edhe avokatit Ervis Goxhaj mësohet se tashmë prokuroria Fier duhet të ketë personel me 22 prokurorë kur ka vetëm 9 ku 6 janë të prokurorisë  Fier dhe 3 të ardhur nga prokuroria e Lushnjes për shkak të shkrirjes së instirucionit, ndërsa përsa i përket gjykatës Fier nga 21 gjyqtar që duhet të ketë 7 i ka gjykata Fier dhe 2 kanë ardhur nga gjykata e Lushnjes ndërkohë që për afro 2 muaj 2 gjyqtatrë do të largohen dhe do të  mbeten 7.

Gjykata Fier ka 10 mijë dosje penale e civile ku i shtohen edhe 2 mijë dosje të mbartura nga gjykata e Lushnjes numri total shkonë në 12 mijë dosje.

Shtimi i dosjeve do sjelli anomali , pohojnë avokatët Hamataj e Goxhaj e kjo për shkak të mungesës së prokurorëve e gjyqtarëve ku nëse tani një cështje do afro një vit të përfundojë gjykimi me shtimin e dosjeve e mungesës së trupit gjykues çështjet do të përfundojnë ne 2 vjet e më shumë.

Avokatët pohojmë se ky nuk është një problem i avokatëve por mbetet problem i gjykatës që duhet të gjejnë zgjidhje për përfundim sa më të shpejtë të gjykimit të dosjeve si penale ashtu dhe civile

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME