Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKQZ: Asnjë prej posterave s’ka plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor! Të hiqen

KQZ: Asnjë prej posterave s’ka plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor! Të hiqen

Në një mbledhje të zhvilluar këtë të mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi heqjen e posterave të fushatës së 14 majit që nuk kanë plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor.

Celibashi u shpreh se Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake do urdhërohen të heqin ato materiale të cilat nuk e kanë këtë mbishkrim, dhe monitorimi do të jetë për 61 bashkitë e vendit për të gjitha partitë.

Gjithashtu, Celibashi u ka lënë kohë këtyre të fundit të raportojnë deri më orën 24:00 të ditës së premte, nëse ky vendim është zbatuar.

“Ne do të urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor, të cilat nuk kanë mbishkrimin prodhuar në përgjegjësinë ligjore të, dhe emrin e subjektit. Do urdhërohet policia bashkiake dhe policia e shtetit që ti heqë këto materiale, kjo vlen për të 61 bashkitë dhe vlen për të gjitha subjektet. Do duhet që deri në orën 24:00 të së premtes, duhet të kemi informacion nga drejtuesit respektivë të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në zbatim të këtij vendimi”, tha Celibashi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME