Detaje horror janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Elbasan ku 58 vjeçari Tefik Tashi, vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qejvani në fshatin Kusarth, në rrugë.
Gruaja u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Policia njoftoi se e arrestoi autorin teksa ai vraponte me sëpatën që kishte kryer krimin dhe me duart e gjakosura.
Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku një 58 vjeçari Refik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani.
Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital. Fqinjët e tyre thonë se nuk janë në dijeni që të kenë pasur konflikte mes tyre.
“Ishte shumë vajzë e mirë. Unë nuk e njoh, thjesht e kam parë kalimthi. Nuk kemi dëgjuar as sherr edhe as debate. Unë nuk kam qenë në shtëpi kur ndodh ngjarja.”, u shpreh fqinja. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugë.