Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërgjimet e Fredi Belerit/ “Do të merrni nënshtetësi dhe pensione greke”

Përgjimet e Fredi Belerit/ “Do të merrni nënshtetësi dhe pensione greke”

Zbardhet dosja hetimore që “firmosi” arrestimin e Fredi Belerit për shit-blerje votash. Në vendim thuhet se procedimi penal ndaj Belerit nisi më 8 maj pasi kishte dyshime se blinte vota nga 50 deri në 200 euro. Në dosjen në fjalë flitet për veprimtari të kundraligjshme të kryera sipas organit të akuzës nga Beleri, që thuhet se ka kontaktuar qytetarë të ndryshëm dhe duke i ‘joshur’ me para. Ai u ka premtuar gjithashtu nënshtetësinë dhe pensionin grek në këmbim të votës.

“Dyshohet se Sihat Guraj, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fredi Belerit, pasi merr shuma të konsiderueshme parash, në euro dhe lekë nga ky i fundit, ua jep personave të tretë, të rekrutuar për këtë qëllim në zona të ndryshme në territorin që mbulon bashkia Himarë. Dyshohet se shpërndajnë për çdo votues një shumë të përafërt me 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë të vjetra, ose 50 deri në 200 euro si dhe një ndër favoret që këta shtetas iu kërkojnë në kërkim të votës pro Belerit, që është premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe përfitimit të pensionit në shtetin grek. Këto premtime janë bërë nga kandidati Alfred Beleri.”, thuhet në dosje.

“Në datë 10.05.2023, shtetasi A.R, ka komunikuar ne telefon me shtetasin Dhionisios Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do ta verifikontë një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023, ata janë takuar më njëri tjetrin në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhinisios Alfred Beleri. Në këtë bisedë, ky shtetas i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi Dhionisios Alfred Beleri bindej sipas verifikimeve që ai do të kryente, se vota ishte hedhur pro tij.”, thuhet më tej në dosje.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit për korrupsion aktiv në zgjedhje. Më 13 Maj, Gjykata e Vlorës vendosi që të lerë në burg Belerin dhe çështjen ia kaloi SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME