Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPasi vrau kunatën, autori vraponte në rrugë me sëpatë të gjakosur

Pasi vrau kunatën, autori vraponte në rrugë me sëpatë të gjakosur

Detaje horror janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Elbasan ku 58 vjeçari Tefik Tashi, vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qejvani në fshatin Kusarth, në rrugë.

Gruaja u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Policia njoftoi se e arrestoi autorin teksa ai vraponte me sëpatën që kishte kryer krimin dhe me duart e gjakosura.

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku një 58 vjeçari Refik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani.

Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital. Fqinjët e tyre thonë se nuk janë në dijeni që të kenë pasur konflikte mes tyre.

“Ishte shumë vajzë e mirë. Unë nuk e njoh, thjesht e kam parë kalimthi. Nuk kemi dëgjuar as sherr edhe as debate. Unë nuk kam qenë në shtëpi kur ndodh ngjarja.”, u shpreh fqinja. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME