Monday, December 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT11 tituj në 14 sezone, ja 3 trajnerët e vetëm që kanë...

11 tituj në 14 sezone, ja 3 trajnerët e vetëm që kanë mundur Guardiolën

Pep Guardiola mori titullin ditën e djeshme me Manchester Cit-in. Në 14 kampionatet e fundit kur ka qenë trajner, ai ka fituar 11 herë titullin. Duke nisur nga Barcelona, Bayern Munich dhe tashmë City. 52-vjeçarin kanë mundur ta ndalin vetëm tre kolegë.

Kështu, në sezonin 2011/2012 teksa ishte në drejtimin e Barcelonës, Guardiola e humbi kampionatin përballë Realit të Jose Mourinhos. Ndërkohë, dy disfatat e tjera janë në Angli pasi me Bayernin nuk mundi ta ndalte askush.

Në drejtimin e Manchester Cityt, sa i takon Premier Leagues, Guardiola është mposhtur vetëm nga Chelsea i Antonio Contes në sezonin 2016/2017 dhe nga Liverpooli i Jurgen Klopp në sezonin 2019/2020.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME