Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËFredi Beleri shkon në burg dhe jo në bashkinë e Himarës

Fredi Beleri shkon në burg dhe jo në bashkinë e Himarës

U arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit për blerje votash dhe këtë të hënë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në burg kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin. Kërkesa e SPAK-ut ishte ”arrest me burg”. GJKKO e la në fuqi pra në qeli.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe i ka premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës. Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht.

Kryeministri grek Mitsotakis ka bërë thirrje se duhet të lirohet nga burgu pasi është arrestuar etnikikisht dhe politikisht. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u takua këtë të hënë me ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën.

”Në takimin e sotëm në Bruksel, pata një bashkëbisedim me homologen time shqiptare, Olta Xhaçka. Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u prek në diskutimin tonë”, shkruan Dendias në rrjetin social./ KJ

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME