Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEJa vendet që bëjnë dush më shumë. Ku renditet Shqipëria?

Ja vendet që bëjnë dush më shumë. Ku renditet Shqipëria?

Një raport mbi përqindjen e njerëzve që bëjnë dush një herë në ditë, në secilin prej vendeve evropiane, ka bërë kurioz rrjetet, duke u bërë viral.

Siç theksohet në infografikë, vendi kryesor, me më shumë se 95% të popullsisë që bën dush çdo ditë, është Italia. Vendi transalpin është sipas kësaj renditjeje, më i kujdeshmi për higjenën personale në të gjithë kontinentin.

Më pas, gjejmë Portugalinë, midis 85 dhe 94% të popullsisë që bëjnë dush çdo ditë.

Në vendin e tretë, duke mbyllur podiumin: Spanja, që ndan një pozicion me Greqinë. Të dy vendet kanë një normë ditore dushi, midis 75 dhe 84%.

Pas tyre, Turqia, Belgjika, Bullgaria dhe Rumania shënojnë nga 65 deri në 74 për qind.

Pas tyre, të gjithë të tjerët: Franca, Gjermania, Norvegjia apo Rusia, që arrijnë deri te 65%.

Po Shqipëria figuron ndër më të pastrat në higjienën personale? Harta tregon se për vendet ballkanike nuk ka të dhëna, me shënimin… “No Data”!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME