Fier – Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me fokus goditjen e paligjshmërive në cilëndo formë të shfaqjes së tyre, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
✅️Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit dhe në atë të narkotikëve, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Misad Sakajeva, 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte 36 vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;
-Ludi Meçaj, 33 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Romeo Beqaj, 20 vjeç, banues në Fier, pasi kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Klajdi Shabani, 21 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.