Reagimi i ambasadores vjen në ditën kur ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli me kusht nga burgu
”Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë së Shqipërisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.
SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve, për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm, duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”,-shkruan Kim në Twitter.