Një gazetar francez që punonte në Ukrainë është vrarë pranë qytetit të Severodonetsk në lindje të vendit.
Frédéric Leclerc-Imhoff, 32 vjeç po raportonte për një operacion evakuimi për televizionin BFMTV kur humbi jetën.
Zyrtarët thanë se ai mori një plagë vdekjeprurëse në qafë pasi një predhë goditi automjetin e blinduar me të cilin po udhëtonte. Kolegu i tij Maxime Brandstaetter gjithashtu u plagos. Ky ishte udhëtimi i dytë i Leclerc-Imhoff në Ukrainë për të mbuluar luftën.
Ai kishte 6 vjet që punonte për BFMTV.
“Kjo ngjarje tragjike na kujton rreziqet me të cilat përballen të gjithë gazetarët që raportojnë këtë konflikt duke rrezikuar jetën e tyre për më shumë se 3 muaj” – u shpreh televizioni francez në rrjetet sociale.
Një person tjetër që udhëtonte me Leclerc-Imhoff, një gazetar lokal ukrainas, nuk u lëndua. Në mars, amerikani Brent Renaud ishte i pari gazetar i huaj që u vra duke mbuluar luftën në Ukrainë. ©LAPSI.al