Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTokat e fshatit Suk1 janë 300 metra larg lumit Seman dhe po...

Tokat e fshatit Suk1 janë 300 metra larg lumit Seman dhe po i zhurit dielli

Roskovec Diegia e elektropompave në lumin Seman ka lënë pa vaditur sipërfaqe të tëra toke në zonën e fshatit Suk 1 që janë vetëm 300 metra larg lumit Seman. Fermerët pohojnë se u mbetën tokat pa mbjellë , bashkia pohonë po riparohen.

Edhe pse ndodhen vetëm 300 metra larg shtratit të lumit Seman sipërfaqe të tëra toke të fshatit Suk 1 të bashkisë Roskovec kanë mbetur pa vaditur ndërkohë që ka nisur vapa dhe uji është më se i domosdoshëm për bimët apo për ato kultura bujqësore që mbillen tani, kryesishtë bostani.

Fermerët pohojnë faktin se disa i kanë lënë serat pa mbiell se nuk kanë ujë për vaditje, disa kanë bërë tokat gati për mbjelljen e bostanit por nuk kanë ujin për ti vaditur ndërkohë që një pjesël tjetër duan vaditje për foragjeret si misër, jonxhë plus dhe kultura të tjera bujqësore të stinës.

Fermerët pohokjnë faktin se janë në dieni të diegies së disa pompave që kanë stacionet e pompimit për ujë për vaditje, por taksat e vaditjes i kemi paguar por ujë nuk kemi, dëmi shkonë në miliona lekë për çdo fermer. Si kanalet kulluse dhe ata vaditës janë tharë dhe ujë me kova nuk marrin dotë

Në  shtratin e lumit Seman ka stacion pompimi që shërben për marrjene  eujit të lumit e dërgimin e tij nëpërmejt kanaleve vaditëse pranë tokave të fermerëve por nga 9 pompa që janë në dispozicion të ujit të vaditjes 7 prej tyre janë djegur brënda një dite, ka pohuar nën kryetari i bashkisë Roskovec Maksi Goga. Ai ka pohuar se shkaku ka qënë llumi  ose goditje nga tensioni. Gjithsesi, pohoi Goga këshilli bashkiak ka vendosur që fondi i lënë për emergjenca të përdoret për blerjen e dy pompave të reja dhe këtë gjë e ka miratuar edhe prefekti i qarkut./ALB365/Xhemil Beharaj

POSTIME TË NGJASHME

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME