Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAlbin Kurti i “vë kufirin tek thana” Edi Ramës: S’ka takime të...

Albin Kurti i “vë kufirin tek thana” Edi Ramës: S’ka takime të tjera pa bërë mbledhjen e 2 qeverive

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se nuk do të ketë një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij 2 ditore në Prishtinë, nëse nuk mbahen mbledhja e anuluar e dy qeverive.

“Jam në kontakt të drejtpërdrejt me Ramën e di që do të vijë në një vizitë në Shqipëri në kuadër të turit Ballkanik. Është thënë që ky tur Ballkanik ka të bëjë me përgatitjet për Samitin e radhës së Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor, më shumë se sa 3 muaj prej tani. Miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama, meqenëse do të vijë të qëndrojë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë që të mbajmë mbledhjen e dy qeverie që u anulua pa arsye, ndonëse ishte lajmëruar muaj më parë për datën 14 qershor në Gjakovë, 13 marrëveshje do të nënshkruheshin, tani kanë ngelur në sirtar.

Nga këto marrëveshje përfitojnë qytetarët dhe çdo ditë e humbur pa i nënshkruar është dëm për qytetarët, i kam propozuar se mqs po vjen këtë javë të mbajnë mbledhjen e dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë ato marrëveshje që janë në sirtar dhe t’i zbatojmë 1 orë e më parë. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, ne e mbështesim, por samiti i radhës në Tiranë në mes të muajit tetor, jemi në fillim të korrikut, Mirë që bëhen përgatitjet kaq herët, por përderisa i bëjmë kaq herët të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të mbledhjes së dy qeverive.

Ndaj është për mua e nevojshme që ta mbajmë këtë mbledhje, nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, ngelem tek qëndrimi që i kam thënë se për takimin e ne të dyve, kemi kontakt të drejtpërdrejt, takohemi shumë shpesh, nuk langon raporti pse nuk takohen dy kryeministrat ai i Kosovës dhe Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar pa arsye. Ndaj e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takime të tjera”, tha Kurti.

Kujtojmë se Rama do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit dhe rolit që do të ketë nisma “Open Balkan” në këtë proces.

Ndalesa e parë do të jetë Shkupi në datën 6 Korrik dhe pasditen e po kësaj dite do të jetë në Prishtinë për t’u takuar dhe dalë përpara mediave në krah të Albin Kurtit.

Ndërsa të premten Rama do të fluturojë drejt Sarajevës, Podgoricës e Beogradit. Në këtë të fundit do të përmbyllë dhe takimet e tij si lideri i vendit pritës të mbledhjes së radhës të Procesit të Berlinit në Tetor në Tiranë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME