Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlazhi publik i Darrëzezës për faqe të zezë, plehrat një javë pa...

Plazhi publik i Darrëzezës për faqe të zezë, plehrat një javë pa u larguar, kosha nuk ka. (foto e video)

Fier – Plazhi publik i Darrëzezës me mbeturina të pa hequra prej një jave. Kullë roje bregdetare ka por kufizues për distancën nuk ka, ndërsa rojet bregdetare shkojmë kur u teket. Urgjencë, ujë për të pirë e për tu shplarë, duroni sa të shkoni në shtëpi.

Plazhi i Darrëzezës ka një vijë bregdetare disa kilometrike me rërë të imët e të pasur me jodë, por që pushuesve ditor më shumë u plotësojnë kushtet plazhet private me çmimet e kripura sesa ai i vetmi plazh publik shtetëror.

Kullë roje ka, roje bregdetare ka por pushuesit i shikojnë vetëm në fundjavë. Mbetje urbane në plazh ka gjithandej ku hedh sytë, por pushuesit thonë që prej afro një jave nuk janë larguar. Kontenierë për hedhjen e mbetjeve urbane të lokaleve nuk ka përgjatë gjithë zonës së lokaleve , ato hidhen me qese plastike ku shumë herë ditën nga dielli e natën nga kafshët thasët shqyen e mbetjet marrin rrugët. Disa pronarë thonë se koshat me mbetje urbane tek lokalet e tyre i marrin e i boshatisin në Hoxharë ose u vënë zjarrin aty apo në ndonjë cep tjetër. Urgjencë nuk ka sikurse edhe dushe për tu shplar pas plazhit para se të largohesh nuk ka.

Kosha për hedhjen e mbeturinave ka me tepricë gjat rrugës nga Hoxhara për në darrëzezë, se çfarë funksioni kryejnë anës rrugës , ata që i kanë çuar e dinë, ndërkogo që pronarë lokalesh ankohen se paguajnë taksat por shërbimi nuk u ofrohet, për të mos thënë që ndriçim ka humbur rrugën, është shpallur i ikur në drejtim të paditur.

I kontaktuar roja bregdetare pohonë se ka staf dhe mjete sinjalistike, por kufizues per ata që notojmë larg nuk ka, janë në bashki por nuk janë vendosur akoma.

Nga ana tjetër pushesit thonë se gjat javës roje bregdetare nuk ka, si kemi parë, dicka me pickoi në këmbë dje kur po notoja dhe radh në mes të ujit e më morën dallgët, roje bregdetare, ndihmë urgjence nuk pati, më ndihmoi burri që thirra , nuk ka as urgjencë.

Plazhi i publik i Darrezezes frekuentohet masivisht çdo ditë nga 5 deri 6 mijë pusjues e në fund javë numrri i tyre dyfishohet , oor shërbimi lë shumë për të dëshiruar

N[ çdo plazh publik nl vendin tonë bashkia afron falas çadra por pastron edhe plazhin ndërsa në plazhin publik të Darrëzezës as pastrohet nga mbeturinat, as afrohen çadra falas.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME