Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTragjedi në bregdet/ Mbytet babai me dy fëmijët e mitur në Kavajë

Tragjedi në bregdet/ Mbytet babai me dy fëmijët e mitur në Kavajë

Tragjedi në bregdetin shqiptar për një familje nga Tirana, e cila ka humbur tre pjesëtarë të saj. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Kavajës, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fillimisht policia njoftoi se ishin tre shtetas nga Kosova, por pas informacioneve të mëtejshme raportoi se tre viktimat janë nga Tirana.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME