Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIA është zbulimi më i madh i dekadës së fundit?❗

A është zbulimi më i madh i dekadës së fundit?❗

Përparimi i baterive do të zvogëlojë kostot dhe madhësinë me 50 %.

Gjiganti japonez Toyota pretendon se bateritë e gjendjes së ngurtë do të ofrojnë një distancë prej 1200 km dhe mund të karikohen në vetëm 10 minuta.(me një karikim në 10 minuta mund të bëhet distanca Konispol – Vermosh vajtje ardhje

Por çfarë janë bateritë e ngurta❓

Në kontrast me elektrolitet e lëngshme ose të xhelit polimer të përdorur në bateritë litium-jon ose litium polimer, qelizat në gjendje të ngurtë përdorin elektroda të ngurta dhe një elektrolit të ngurtë. Këto bateri janë zbuluar të jenë më elastike me një jetëgjatësi më të gjatë. Bateritë e tilla gjithashtu lejojnë kohë të reduktuara të karikimit, kapacitet të rritur më pak rrezik për t’u marrë nga zjarri në krahasim me bateritë litium-jon, të cilat përbëhen nga një elektrolit i lëngshëm që është më i paqëndrueshëm. Kostoja dhe përpjekja e konsiderueshme e nevojshme për t’i bërë ato kanë kufizuar aplikimet e tyre praktike deri më tani.

Ndërsa Toyota përparon përpjekjet e saj drejt prezantimit të gjeneratës së ardhshme të makinave elektrike në vitin 2026, kompania po zhvillon gjithashtu bateritë me teknologji të reja për të përmbushur pritjet e klientëve. “Ndërsa rrisim densitetin e energjisë së baterisë, ne synojmë të rrisim gamën e lundrimit duke përmirësuar efikasitetin e automjeteve, si aerodinamika dhe reduktimi i peshës, duke ulur në të njëjtën kohë kostot”, tha firma në këtë udhërrëfyes EV. Bateritë në gjendje të ngurtë për Makinat Elektrike do të zhvillohen me Toyota Industries Corporation, duke kombinuar njohuritë e Toyota Group

Bateritë e tilla parashikohet të hyjnë në aplikime praktike në vitet 2026-2027 dhe do të bëhen nga qeliza të litium hekur fosfat (LFP) të përballueshme. “Ne po synojmë një rritje prej 20% në gamën e lundrimit, një reduktim 40% të kostos dhe rimbushje të shpejtë në 30 minuta ose më pak (SOC=10-80%) në krahasim me bZ4X aktual dhe duke konsideruar instalimin e tij në makinat elektrike në ato të njohura.

Ps.Çdo kush është i lirë ta marri dhe ta rishpërndajë materialin e përkthyer dhe përshtatur nga Ing. Azmer Duleviç.

Burimi:New York Times

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME