Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPret këmbën me troko duke punuar, vdes nga gjakderdhja 70-vjeçari

Pret këmbën me troko duke punuar, vdes nga gjakderdhja 70-vjeçari

Një 70-vjeçar nga Berati mësohet se ka gjetur vdekjen dy ditë më parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ishte nisur me urgjencë nga Spitali Rajonal i Beratit.70-vjeçari Pëllumb Dollani, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat vijonte punën e tij si murator, edhe pse në moshën e tretë.

Gjatë një pune private në në banesë në periferi të qytetit, ai ka prerë aksidentalisht këmbën me troko dhë është transportuar fillimisht drejt spitalit të Beratit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës, për shkak të gjakderdhjes.

Edhe pse DVP Berat nuk dha asnjë info zyrtare në lidhje me këtë ngjarje aksidentale, mësohet se Dollani gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë qe dje bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tij e kanë përcjellë atë për në banesën e tij të fundit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME