Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEkzekutohet biznesmeni shqiptar në Greqi, dyshohet se autorët u arratisën në Bullgari...

Ekzekutohet biznesmeni shqiptar në Greqi, dyshohet se autorët u arratisën në Bullgari ose në Maqedoninë e Veriut

Mediat greke shkruajnë se autorët e ekzerkutimit të biznesmenit shqiptar, në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup, Orhan Bajrami, dhe mikut të tij, Sead Slezoviç në orët e para të mëngjesit të sotëm në Halkidiki, mund të jenë larguar nga Greqia, në drejtim të Bullgarisë apo Maqedonisë së Veriut.

Dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me larje hesapesh mes grupeve rivale në Shkup. Autorët kanë qëlluar 20 plumba drejt viktimave.

Vrasjes së fundit i paraprinë shumë vrasje tjera që nisën që nga viti 2013, e që janë të lidhura kryesisht me rivalitetin mes dy grupeve në Shkup, shkruan media në Maqedoninë e Veriut. Katër viktima dhe dy të plagosur rëndë në vetëm pesë muaj është bilanci i deritanishëm.

Më 6 mars, në Çarshi të Shkupit u vranë Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enis Iseni – Llaci. Tre muaj më vonë, vdekjen në Prishtinë e gjeti Blerim Daci, për të cilin mediat e Kosovës shkruanin se është i implikuar në vrasjen e dy personave në Çarshi të Shkupit.

Ndërsa sot rreth orës 3:30 të mëngjesit, sipas mediave greke, dy persona të maskuar dhe me motoçikleta ekzekutuan Orhan Bajramin – e njohur si Oki ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur miku i tij, Sead Slezoviç.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME