Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBiznesmeni zbulohet duke vjedhur energjinë elektrike për resortin e tij

Biznesmeni zbulohet duke vjedhur energjinë elektrike për resortin e tij

Një biznesmen i njohur në Sauk është proceduar penalisht nga ana e Policisë së Shtetit pasi në biznesin e tij, resort, është konstatuar nga ana e OSSH që abuzohej me energjinë elektrike.

Konkretisht bëhet me dije se objekti është konstatuar me ndërhyrje në matës.

Strukturat e Verifikim – Matje të OSSH Tiranë, në vazhdën e kontrolleve për subjekte që abuzojnë me energjinë elektrike, kanë proceduar në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut.

Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës.

OSSH ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME