Një konflikt fizik ka degjeneruar në përdorimin e armëve në një lokal në zonën e plazhit në Bunec.
Dy kushërinj janë përplasur fizikisht me dy vëllezër, dhe më pas është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia ka vënë në pranga dy persona, një prej të cilëve në ambientet e spitalit pas dhunës fizike të ushtruar, ndërkohë që ka vënë nën hetim dhe pronarin e lokalit që ka tentuar të fshehë ngjarjen e ndodhur.
Gjatë kontrollit në banesën e dy personave të përfshirë në konflikt u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu, 1 krehër arme zjarri pistoletë, 1 shënjestër optike për snajper.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar 1 automjet tip “Audi” dhe 1 aparat celular.