Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy plagosje me armë zjarri në Fier brenda 7 orëve. Një autor...

Dy plagosje me armë zjarri në Fier brenda 7 orëve. Një autor artestohet, tjetri në kërkim (foto e vidio)

Fier – Dy plagosje me armë zjarri pistoletë kanë ndodhur brenda harkut kohor të 7 orëve në qytetin e Fierit.

Plagosja e parë ka ndëdhur në një banesë pranë qëndrës sociale Murialdo në “Sheq të Madh” ku Robert Koçi 49 vjeç ka plagosur gruan e tij Nertila Furxhiun 28 vjeçe pas nje zenke te castit.

Plagosja e dytë ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit të sotëm në një lokal tek vendi i quajtur “Vija e Ngjalës”  ku Orges Buzi 34 vjeç eshte plagosur me pistoletë nga Ledion Enea Nebiu 30 vjec

Për plagosjen që burri i bëri gruas thuhet se ka qënë një grindje e çastit ndërsa për plagosjen e mëngjesit të sotëm thuhet se këta jane zene brenda ne lokal.
Autori dhe i plagosuri kane qene  ne tavolina te ndara e më pas kane filluar te debatojne pastaj autori i ka thene qe hajde dalim jashte
Autori pistoleten e ka pasur ne nje cante qe mbante me vete, e ka qelluar nje here ne pjesen e lartme te kofshes  dhe barkut dhe ka ikur ne drejtim te paditur për policine.

Për të dy rastet të plagosurit kanë marr ndihmen mjekësore e janë jashte rrezikut për jetën.
Në rastin e parë policia arreston burrin që plagosi gruan duke i sekuestruar dhe pistolwten ne cilesinë e proves materiale.

Në rastin e plagosjes se dyte autori eshte shpallur ne kerkim nga policia e cila zbarkoi ne vendgjarje e po kryen hetimet paraprake

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME